Please enter at least 3 characters.

Vazhdon ndërtimi i sistemit të filtrimit në kombinatin ''Jugohrom''

2016/03/Jugohromi-objekti.jpg

Në kombinatin metalurgjik ''Jugohrom'' vazhdojnë punimet për vendosjen e sistemit të filtrimit që do të ulë nivelin e ndotjes së ajrit nga kjo fabrikë, e cila konsiderohet si ndotësi më i madh në Pollog, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit Vasko Skenderovski, sipërfaqja e sistemit është 600 metër katror dhe lartësia arrinë thujase dhjetë katë ndërtese, ndërkaq parashihet që të pastrojë 99% të gazrave që emetohen në ajër.

Skenderovski shpreson që do t'u jepet leje që t'i lëshojnë në përdorim furat e fabrikës, paralelisht me ndërtimin e sistemit të filtrimit, siç thotë, pasi që kushtet atmosferike e lejojnë një gjë të tillë./Telegrafi/