Please enter at least 3 characters.

Vazhdon forma fantastike e Fisnik Asllanit - ylli kosovar shënon edhe ndaj Greuther Furth

568:"15.02.2025, xrekx, Fussball 2.Bundesliga, SV Elversberg - SpVgg Greuther Fuerth v.l. Torjubel nach dem Tor zum 1:0celebrating the goal celebrate durch Fisnik Asllani SV 07 Elversberg DFL/DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO Elversberg *** 15 02 2025, xrekx, Fußball 2 Bundesliga, SV Elversberg SpVgg Greuther Fuerth v l Torjubel nach dem Tor zum 1 0celebrating the goal celebrate durch Fisnik Asllani SV 07 Elversberg DFL DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO Elversberg
17:"IMAGO/Jan Huebner

Elversberg ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Greuther Furth në kuadër të javës së 22-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. 

Pjesëmarrës në këtë fitore të Elversberg ishte edhe sulmuesi kosovar Fisnik Asllani i cili po vazhdon me paraqitje fantastike javë pas jave.

Asllani ishte autor i golit të parë të cilin e shënoi qysh në minutën e gjashtë të takimit pas asistimit të Zimmerschied.

Ky ishte goli i 12-të i Asllanit këtë sezon në 21 ndeshje të zhvilluara, teksa ka edhe pesë asistime.

Kjo formë fantastike që po tregon Asllani këtë sezon kishte bërë që të mos mungojnë ofertat për të gjatë janarit.

Në rast se ai vazhdon me këtë seri të golave atëherë largimi i tij nga Elversberg në drejtim të ndonjë klubi më të fortë është i pashmangshëm./Telegrafi/