Vazhdon forma e lartë e Mirlind Dakut, shkëlqen me gol dhe asistim për Rubin Kazanin
Rubin Kazani ka pësuar humbje me rezultat 3-2 ndaj Khimkit në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit rus.
Dy golat në këtë ndeshje për Rubin Kazanin i realizoi sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, i cili edhe njëherë tjetër konfirmoi formën fantastike që po kalon.
Daku fillimisht shënoi në minutën e tretë të takimit, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Ai e gjeti golin e parë në minutën e 45-të, aty ku nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm duke i dhënë epërsinë Rubin Kazanit prej 1-0 pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Daku e shërbeu mjaft mirë bashkëlojtarin e tij Aleksandar Jukic i cili realizoi për ta rikthyer epërsinë e Rubin Kazanit (2-1).
Sidoqoftë, kjo paraqitje fantastike e Dakut nuk mjaftoi që Rubin Kazani të arkëtoi tri pikët, pasi në fund ata pësuan me rezultat 3-2.
Daku tani pas tri ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin rus numëron dy gola dhe dy asistime, një start perfekt i sezonit ky për 26-vjeçarin.
Forma e tij e lartë ka tërhequr interesimin e klubit italian Cagliari, që sipas raportimeve të fundit kanë ofruar 5 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse./Telegrafi/


