Please enter at least 3 characters.

Vazhdon forma e Diego Costas

2016/01/vazhdon-forma-e-diego-costas_hd.jpg

Atletico Madridi vazhdoi të jetë i pandalshëm me triumfin prej 3-0 në derbin ndaj Valencias, në një takim ku përsëri shkëlqeu Diego Costa me dy gola.

Real Madridi u ndal me barazim (2-2) në shtëpi të Osasunas, megjithatë Isco dhe Pepe luajtën mirë, njëherësh ishin golashënuesit e Mbretërve.

Sevilla dhe Athletic Bilbao luajtën baras (1-1) në një tjetër derbi, kurse Real Sociedadi regjistroi fitore të thellë prej 5-1 kundër Real Betisit.

Formacioni i javës së 16-të në La Liga (3-4-3):

Portier: Roberto Fernandez (Granada).

Mbrojtës: Antunes (Malaga), Pepe (Real Madrid), Alberto Moreno (Sevilla).

Mesfushorë: Antoine Griezmann (Real Sociedad), Fran Rico (Granada), Isco (Real Madrid), Ruben Pardo (Real Sociedad).

Sulmues: Javi Guerra (Valladolid), Imanol Agirretxe (Real Sociedad), Diego Costa (Atletico Madrid).

/Telegrafi/