Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë punimet në Kuzhinën Qendrore në Podujevë, do të ushqehen mbi 10 mijë nxënës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në Kuzhinën Qendrore, një projekt që synon të mundësojë përgatitjen e ushqimit për mbi 10 mijë nxënës.

Sipas Bulliqit, objekti ka një sipërfaqe prej 1,150 metrash katrorë dhe do t’u shërbejë fëmijëve nga çerdhet, parafillorët e deri te nxënësit e klasës së nëntë.

Kuzhina Qendrore, sipas njoftimit, do të funksionojë sipas standardeve bashkëkohore dhe do të përfshijë hapësira për përgatitjen e ushqimit të ngrohtë dhe të ftohtë, restorant, si dhe ambiente të tjera përcjellëse.

“Një investim i rëndësishëm për cilësi, siguri dhe ushqim të shëndetshëm për fëmijët tanë”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/