Please enter at least 3 characters.

Varshava shpreson që SHBA-ja do t’i zhvendosë trupat e saj nga Gjermania në Poloni

2020/06/Varshava-foto.jpg

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha sot se shpreson se disa trupa amerikane, që janë paraparë të largohen nga Gjermania, do të dërgohen në Poloni.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka urdhëruaruar Pentagonin që të shkurtojnë numrin e trupave amerikane të vendosura në Gjermani.

Kjo do të bëjë që numri i trupave amerikane në Gjermani të shkurtohet për 9,500. Aktualisht në Gjermani janë të vendosur 35,00 trupa.

“Sinqerisht shpresoj që si rezultat i shumë bisedimeve që kemi pasur... një pjesë e trupave që sot janë të vendosur në Gjermani, që po tërhiqen nga SHBA-ja... do të vijnë në Poloni”, tha Morawiecki. “Ky vendim i përket SHBA-së”, tha ai. /REL/