Please enter at least 3 characters.

Vardy merr me vete edhe Mahrezin te Arsenali?

2016/06/RiyadMahrez.jpg

Pas raportimeve se Arsenali është shumë afër transferimit të Jamie Vardyt, kanë nisur të qarkullojnë spekulimet se një tjetër yll i Leicester Cityt do të kalojë në Londër.

Sipas The Sun, Arsene Wenger ka vendosur ta transferojë edhe Riyad Mahrezin, për të cilin ka paguar shifrën e kërkuar nga kampioni anglez.

25-vjeçari i kushtoi Leicesterit vetëm 400 mijë funte në janarin e vitit 2014 kur u transferua nga Le Havre, ndërsa sivjet u bë një nga lojtarët më të dalluar në Ligën Premier.

Sipas raportimeve të fundit, Vardy ka kryer testet mjekësore dhe pritet vetëm konfirmimi nga Arsenali.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet