Vanesa dhe Adioni sjellin këngën e re "Amore"
Foto: YouTube
14/06/2026
Vanesa Sono dhe Adion Puka kanë publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
"Amore" mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet artistët me producim nga Riste Shandarov.
Miksimi dhe masterizimi ndërkohë i është besuar Boban Apostolov.
Për videon vlen të ceket se është përkujdesur Magic Pro.
Kjo vjen pas daljes së tyre nga Ferma VIP 3, ku të dy ishin konkurrentë.
Mbetet për t'u parë se si do të ecë ky projekt i tyre, për suksesin që do ta marrë nga publiku. /Telegrafi/


