Please enter at least 3 characters.

Van Gaal: S'ka transferime, s'ka lojtarë të fortë në treg

2016/01/van-gaal-s-ka-transferime-s-ka-lojtar-euml-t-euml-fort-euml-n-euml-treg_hd.jpg

Raportet e fundit thoshin se klubi është i gatshëm të shpenzojë 150 milionë funte për lojtarë të rinj para përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur me kalimin e mundshëm të Mats Hummels, Kevin Strootman dhe Seamus Coleman, por deri më tani klubi ka zyrtarizuar vetëm transferimin e ish-portierit të Barcelonas, Victor Valdes.

“Nuk mendoj se duhet të jemi shumë aktivë”, ka thënë Van Gaal. “Nuk ka shumë lojtarë cilësorë në dispozicion. Unë kam thënë gjithashtu se nëse dëshirojmë të blejmë një lojtar, ai duhet të jetë më i mirë se lojtarët tanë që luajnë tani dhe kjo është e vështirë për t’u arritur”.

United aktualisht janë në pozitën e katërt në Premier League, 12 pikë prapa liderëve Chelsea. /Telegrafi/