Please enter at least 3 characters.

Van Dijk vendos të pensionohet pas Kupës së Botës 2026

Virgil van Dijk pritet t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Holandës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Sipas mediumit holandez Soccer News, qendërmbrojtësi 35-vjeçar e ka marrë vendimin që të fokusohet plotësisht në karrierën e tij me klubin pas turneut që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Van Dijk po e udhëheq Holandën si kapiten në këtë Kupë të Botës, me “Tulipanët” që e nisin aventurën e tyre me ndeshjen ndaj Japonisë në fazën e grupeve.

Raporti thekson se qëllimi i mbrojtësit për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar konsiderohet një “sekret i hapur” në mediat holandeze, ndërsa vendimi pritet të bëhet zyrtar pas përfundimit të turneut.

E ardhmja e Van Dijk në nivel klubesh mbetet ende e paqartë. Kontrata e tij me Liverpoolin skadon pas 12 muajsh dhe besohet se ai do ta respektojë marrëveshjen aktuale deri në fund.

Megjithatë, pas përfundimit të kontratës me klubin anglez, nuk ka ende qartësi se ku do ta vazhdojë karrierën njëri prej mbrojtësve më të suksesshëm të gjeneratës së tij.

Nëse raportimet konfirmohen, Kupa e Botës 2026 do të jetë paraqitja e fundit e Van Dijk me fanellën e Holandës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij ndërkombëtare./Telegrafi/