Valverde kthehet në stërvitjen e Real Madridit pas përleshjes me Tchouamenin
Federico Valverde është rikthyer sot (e premte) në stërvitjen e Real Madridit për herë të parë që nga sherri në dhomën e zhveshjes me Aurelien Tchouamenin.
Incidenti i shkaktoi mesfushorit uruguaian një dëmtim në kokë. Ndërsa fillimisht ishte parashikuar se ai do të mungonte deri në dy javë, ai është rikthyer në stërvitjen kolektive më herët se sa pritej.
Është vet faqja zyrtare e klubit mbretëror që e ka postuar një fotografi të Valverdes nga stërvitja e fundit.
Valverde tani pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjet e fundit në La Liga kundër Sevillas dhe Athletic Bilbaos.
Ndryshe, Los Blancos vendosën gjoba prej 500,000 eurosh për Valverden dhe Tchouameni pas përleshjes që trazoi gjithë klubin.
Për më tepër, qëndrimi i keq i Valverdes gjatë gjithë sezonit i ka lënë dhomat e zhveshjes të pakënaqura, me disa lojtarë që duan largimin e tij. /Telegrafi/
🚨🇺🇾 Fede Valverde, back in training with Real Madrid today after Tchouaméni case last week. pic.twitter.com/mZKanmzlOS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 15, 2026


