Please enter at least 3 characters.

Valverde: Jemi shumë me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futboll

2019/03/Ernesto-Valverde-e1552919866838.jpg
251:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 17: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona reacts during the La Liga match between Real Betis Balompie and FC Barcelona at Estadio Benito Villamarin on March 17, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka ngritur edhe një herë në qiell Lionel Messin, i cili shënoi het-trik ndaj Real Betisit në fitoren 4-1.

Tekniku spanjoll ka thënë se të gjithë duhet të ndihen me fat që jetojnë në kohën kur argjentinasi po shkëlqen në fushën e blertë.

"Jemi shumë me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futbollin e tij. Sonte shikuam se si reagon publiku kur Messi është në fushë. Edhe pse i bëri të vuajnë, reagimi (i tifozëve të Real Betisit) tregon se ata kënaqen teksa e shikojnë duke luajtur", ka thënë Valverde.

Në 37 ndeshje këtë sezon Messi ka shënuar 39 gola, ndërsa në La Liga ka edhe 11 asistime.

Aktualisht Barcelona renditet në vendin e parë në kampionatin elitar spanjoll me 66 pikë, dhjetë më shumë se Atletico Madridi. /Telegrafi/