Please enter at least 3 characters.

Valencia mohon interesimin për Melon

2016/12/melo-felipe-esulta-inter-away-novembre-2015-ifa.jpg

Derisa të gjitha klubet e mëdha braziliane kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Felipe Melon, tashmë një klub ka mohuar interesimin për brazilianin.

Sipas burimeve të Super Deporte, Valencia ka mohuar interesimin për mesfushorin e Interit.

Trajneri i klubit spanjoll, Cesare Prandelli, nuk e shikon brazilianin si lojtar adekuat për planet e tij në mesfushë dhe kështu i ka kërkuar klubit që mos të negociojnë për Melon.

Për ish-yllin e Juventusit ka shfaqur interesim edhe disa skuadra kineze. /Telegrafi/