Please enter at least 3 characters.

Valencia kërkon shërbimet e Kepas, tanimë i kanë bërë një ofertë Chelseat

2020/06/GettyImages-1251167362.jpg
458:"BIRMINGHAM, ENGLAND - JUNE 21: Kepa Arrizabalaga of Chelsea gives his team instructions during the Premier League match between Aston Villa and Chelsea FC at Villa Park on June 21, 2020 in Birmingham, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Justin Tallis/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Kepa Arrizabalaga nuk e ka të sigurt qëndrimin te Chelsea edhe për një sezon.

Portieri spanjoll ka bërë disa gabime dhe trajneri Frank Lampard është në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që disa skuadra të shfaqin interesim për të, ndërsa ajo që është më konkrete është Valencia.

‘Lakuriqët’ kanë bërë ofertë zyrtare te Chelsea, duke kërkuar huazimin dy vjeçar të Kepas.

Kepa Arrizabalaga. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Klubi spanjoll është gati ta paguajë të gjithë pagën e lojtarit gjatë periudhës së huazimit, por pa të drejtë blerje.

Chelsea mund të pranojë këtë opsion të Valencias, nëse nuk përfshihet Kepa në një ofertë për Jan Oblakin e Atletico Madrid.

Gjithsesi londinezët nuk e kanë refuzuar Valencian, por po presin fillimisht ardhjen e një portieri para se të marrin vendimin përfundimtar për të ardhmen e spanjollit. /Telegrafi/