Please enter at least 3 characters.

Valencia fiton Kupën e Mbretit, mposht Barcelonën në finale

2019/05/game.jpg
248:"SEVILLE, SPAIN - MAY 25: Kevin Gameiro of Valencia CF scores his team's first goal during the Spanish Copa del Rey match between Barcelona and Valencia at Estadio Benito Villamarin on May 25, 2019 in Seville, . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Valencia e ka mposhtur Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 2-1.

'Los Che’ e filluan ndeshjen në mënyrë brilante, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Kevin Gameiros (21’) dhe Rodrigo Moreno (33’).

Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë gjithë lojës, ishte Valencia që u tregua më e rrezikshme para portës gjatë gjithë pjesës së parë.

Në 45 minutat e pjesës së dytë, Barcelona arriti të krijonte disa raste të mira për gol, por pa arritur t’i konkretizonin ato. Lionel Messi arriti ta ngushtonte epërsinë në minutën e 73-të për t’i dhënë shpresë skuadrës se mund ta barazonin rezultatin.

Mirëpo, Valencia u tregua shumë e zgjuar, duke bërë ndërhyrje profesionale dhe duke mos lënë hapësira në mbrojtje.

Rodrigo Moreno e realizoi golin e dytë të Valencias (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona provoi nga të gjitha anët që ta gjente golin e barazimit, mirëpo e kishte të pamundur, duke bërë kështu që Valencia ta fitonte Kupën e Mbretit.

Katalonasit ishin shumë afër në këtë sezon që t’i fitonin tre trofe, mirëpo nga Liga e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale prej Liverpoolit, gjersa sonte u mposhtën nga rivali i La Ligas, duke mbetur kështu vetëm me titullin e kampionit. /Telegrafi/