Please enter at least 3 characters.

Valdete Daka priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për zgjedhjet

2021/01/Foto-1-1-scaled.jpg

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues komandatin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Fillimisht kryetarja Daka i uroi komandantit Federici për angazhimin e tij në Kosovë, dhe e informoi atë për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it shprehu mbështetje për punën e KQZ-së, ndërsa i dhuroi kryetares së KQZ-së një dhuratë simbolike. /Telegrafi/