Vajza që këndon në episodin e dytë të serialit Adoleshenca është aktorja që e luan Katie-n
Seriali “Adoleshenca” është projekti më i përfolur për momentin në rrjetet sociale, për shkak të tematikës së ndjeshme.
Historia flet për një djalosh 13-vjeçar, Jamie Miller, i cili akuzohet për vrasjen e një shoqe në shkolle, Katie Leonard.
Seria është e jashtëzakonshme në shumë aspekte, dhe dihet që është krijuar në çdo detaj dhe asgjë nuk është rastësi.
Ajo që befasoi të gjithë, është se vajza e cila këndon në episodin e dytë të serialit, është aktorja e cila luan personazhin e Katie-t.
Aktorja dhe fëmijët e tjerë të asaj zone të qytetit e interpretuan në kor këngën Fragile të artistit Sting, një version pak më ndryshe të cilët e kishin në mendje krijuesit.
Adoleshenca, serial me katër episode trajton një tematikë të ndjeshme, gjegjësisht të të rinjve të cilët ushqehen me informacione të dëmshme që ndikojnë tek perceptimi i tyre për shoqërinë dhe botën.
Çdo episod është krijuar me një xhirim të vetëm dhe jo vetëm jo një llojshmëri të gjërave interesante që mund t’ju kenë ikur. /Telegrafi/


