Please enter at least 3 characters.

Vajgl, Fleckenstein dhe Kukan vizitojnë Shkupin

2017/03/Kukan-Vajgl-Fleckenstein.jpg

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do ta vizitojnë Shkupin të hënën që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata do të marrin pjesë në Konferencën e 13-të të komisioneve kuvendore për çështje evropiane të shteteve të përfshira në procesin për asocim-stabilizim të EJL-së-Kosap.

Treshja do të ketë diskutim në këtë konferencë e cila do të ketë dy sesione, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për sundimin e ligjit./Telegrafi/