Please enter at least 3 characters.

Uta Ibrahimi mposht majën Lhotse, në lartësi 8,516 metra

2018/05/uta.jpg

Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi, ka mposhtur edhe njërën nga majat më të larta dhe më të rrezikshme në botë, bëhet fjalë për majën Lhotse me 8,516 metra lartësi.

Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi në Facebook, duke treguar se ndihet krenare që ka ngritur flamurin Kombëtar dhe të Kosovës në këtë majë.

Postimi i Uta Ibrahimit:“19 Maj 2018, 06:15E ngjita Majën Lhotse 8,516m, maja e katërta më e larta në tokë, majen time të 3-të nga ekspedita “14 Majet e Himalayave’.Tani edhe në Lhotse, së bashku e ngritem flamurin e kombit shqiptar dhe atë të Kosovës, dhe ndjehem krenare.Këtë ngjitje jau dedikoj të gjithë njerëzve të mirë të vendit tim, që e kanë dëshmu kur e përkahim të njëri tjetrit, ecim të gjithë përpara”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook. /Telegrafi/