Please enter at least 3 characters.

Ushtroi dhunë fizike ndaj një femre, arrestohet gjakovari – policia i konfiskon një kallash dhe një revole

2016/01/vrau-burrin-me-kallash-d-euml-nohet-me-shtat-euml-vjet-burg_hd.jpg

Një person është arrestuar në Gjakovë mbrëmë rreth orës 21:00, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin poashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/