Please enter at least 3 characters.

Ushtrohet kontrollë në komunën e Tetovës për zbatimin e Ligjit për pirjen e duhanit

2016/08/Tetova-1.jpg

Inspektoriati i punës në Maqedoni ka kryer sot kontrollë për pirjen e duhanit në komunën e Tetovës. Bëhet e ditur se tre inspektorë janë futur në zyrat e sekretarisë së komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas 24Vesti, komuna ka deklaruar se mbështetin inspektimet që janë në pajtim me ligjin. Paralajmërimpër inspektim ka marrë edhe komuna e Çairit.

Përndryshe, më herët komuna e Gostivarit u vizitua nga inspektorë financiarë, veprim që nga kryetari i kësaj komune, Nevzat Bejta, u cilësua si trysni nga Gruevski./Telegrafi/