Please enter at least 3 characters.

Ushtria e Shqipërisë trajnon ushtarët afrikanë në Mali (Foto)

2018/11/ush11.jpg

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.

Xhaçka ka postuar disa fotografi në Facebook, ku ka shkruar se krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.

"Kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, EUTM Mali e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.Krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara (#counterIED) për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.#KrenarePërFA??", ka shkruar Xhaçka. /Telegrafi/