Please enter at least 3 characters.

Ushtria e Shqipërisë merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe në Turqi

2024/05/445557474_1010155797135797_5439171745706869523_n-768x576-1.jpg

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Ushtrinë e Shqipërisë po marrin pjesë në në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24”, që po zhvillohet në Turqi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se ata po stërviten me kolegët e tyre nga 36 vende të botës.

Peleshi thekson se efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë.

“Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po stërviten në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24″, që po zhvillohet në Turqi. Efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale. /Telegrafi/