Please enter at least 3 characters.

Ushtria e Republikës së Maqedonisë shfrytëzon automjete jashtë standardeve të NATO-së

2017/07/ARM-1.png

Javorja Fokus raporton se Ushtria e Republikës së Maqedonisë (URM) transportohet me automjete të standardeve mjaft të ulëta, krahasuar me ato të NATO-së.

Sipas kësaj javore, vetëm dy vetura kanë goma të reja, kurse të tjerat kanë goma të vjetra më shumë se 10 vite.

Automjetet shpesh përfshihen nga defekte, kështu që pjesëtarët e URM-së presin automjet tjetër, ose tentojnë që vetë ta riparojnë.

Gjithashtu, burime për Fokus thonë se në pikëpyetje është ekzistimi i njësisë speciale "Renxherët". Analizohet nëse do të shfuqizohet njësia, ose do të shpërndahet në njësitë tjera. /Telegrafi/