"Ushtria e Putinit" - momenti kur trupat ruse braktisën bashkëluftëtarët e tyre të plagosur
29/12/2023
Trupat ruse u filmuan teksa iknin me shpejtësi nga tokat ukrainase, e pas vetes lanë shumë ushtarë.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar pamjet në rrjetin social X ku shihen ushtarët rusë që me një tank iknin, por s'i merrnin bashkëluftëtarë që nuk arrinin të hipnin në tank, transmeton Telegrafi.
Lokacioni i këtyre pamjeve nuk është bërë ende i ditur.
Ndonëse Rusia thotë se nuk i braktis ushtarët e saj në fushëbetejë, pamjet e fundit e tregonin të kundërtën.
Disa ushtarë të lënduar ishin të shtrirë në tokë, derisa njëri prej tyre ndonëse tentoi të hipte në tank, por, nuk ia doli. /Telegrafi/


