Please enter at least 3 characters.

Ushtarët rusë po e pësojnë shumë keq - shkalla e vdekjeve të tyre, më e larta që nga java e parë e agresionit në Ukrainë

2023/02/Screenshot_5-21.jpg

Ushtarët rusë po vdesin në numër më të madh në Ukrainë këtë muaj se në çdo kohë që nga java e parë e fillimit të agresionit, sipas të dhënave ukrainase.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, të dhënat ukrainase tregojnë 824 ushtarë rusë që vdesin çdo ditë në shkurt.

Shifrat u theksuan nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ato nuk mund të verifikohen - por Britania e Madhe thotë se tendencat janë "me gjasë të sakta".

Dhe rritja vjen pasi zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka nisur një "ofensivë të madhe".

Megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC), Oleksiy Danilov, tha gjithashtu se Rusia po përjeton "probleme të mëdha".

"Trupat tona po e zmbrapsin [ofensivën] shumë fuqishëm", citohet të ketë thënë Danilov. Ofensiva që ata planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata imagjinuan”.

Javën e kaluar, ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se ata po prisnin një ofensivë të re ruse rreth 24 shkurtit - përvjetorin e pushtimit në shkallë të plotë. /Telegrafi/