Please enter at least 3 characters.

Uran Ismaili prezanton planin për Arbërinë: Çerdhe, shkollë dhe linja të reja të trafikut

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen Arbëria, në shkollën “Mehmet Gjevori” nga ora 19:00, ku do të prezantojë projektet konkrete për këtë lagje.

Ai tha se këto projekte kanë dalë drejtpërdrejt nga kërkesat dhe nevojat e banorëve të Arbërisë.

Sipas tij, plani përfshin: ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes; ndërtimin e një shkolle të re; lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë deri te parku; integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë; linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen; dy terrene sportive për futboll dhe basketboll; park të ri me kënde lojërash për fëmijë.

“Arbëria është lagje me karakter dhe identitet, jo lagje për premtime të mëdha që nuk realizohen kurrë”, tha Ismaili. /Telegrafi/