Please enter at least 3 characters.

Ura “problematike” që bllokohet, sa herë që bie shi (Foto)

2016/07/13672506_10208621670693316_791673064_n-e1469814457102.jpg

Në magjistralen Prishtinë - Pejë, disa qytetarë do të kenë probleme nëse do të tentojnë të kalojnë me veturat e tyre njërën prej urave kryesore të kësaj magjistrale.

Në vendin ku shenja tregon kthimin për në fshatin Miradi e Ulët, ura është e bllokuar nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë këto ditë.

Banorët kanë treguar për Telegrafin se sa herë që ka reshje të shiut kjo urë bllokohet dhe kështu i lë të paralizuar fshatrat përreth.

Banorët e kësaj pjese janë ankuar se askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka ndërmarr asgjë që ta zgjidhin këtë problem./Telegrafi/