Please enter at least 3 characters.

Unitedi regjistron triumfin e tretë, Xhaka i ndihmon Baselit të fitojë (Video)

2017/10/Rashford-1-e1508360048369.jpg
309:"LISBON, PORTUGAL - OCTOBER 18: Joao Carvalho of Benfica and Marcus Rashford of Manchester United battle for posession during the UEFA Champions League group A match between SL Benfica and Manchester United at Estadio da Luz on October 18, 2017 in Lisbon, Portugal. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedit i ka mjaftuar një gol për të arkëtuar pikë të plota kundër Benficas. Ndeshja e zhvilluar në Estadio da Luiz përfundoi me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua në gjysmën e dytë, ndërsa golashënues ishte Marcus Rashford (64’).

Në përpjekje për të harkuar, futbollisti anglez e futi topin në rrjet pasi portieri i ri i Benficas nuk e ndali si duhej.

https://twitter.com/Catcher_Block/status/920744464427106304

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Baseli ka fituar si mysafir i CSKA Moskës me rezultat 2-0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka (29’). Ishte një solo aksion i tij, i cili me një goditje nga largësia e dërgoi topin në rrjetë.

Në fund të ndeshjes (90’), Dimitri Oberlin e dyfishoi rezultatin falë asistimin nga Xhaka.

Pas xhiros së tretë, Manchester Unitedi është në krye të grupit me nëntë pikë, kure Baseli është në vend të dytë me gjashtë pikë. CSKA Moska ka tri pikë në vend të tretë. /Telegrafi/