Please enter at least 3 characters.

Unitedi përgatit shumë marramendëse për Higuain

2016/03/GonzaloHiguain.jpg

Jose Mourinho është duke planifikuar të shpenzojë 73 milionë funte (94 milionë euro) për Gonzalo Higuainin, në rast se portugezi merr drejtimin e Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime, pasi po kalojnë një tjetër sezon zhgënjyes dhe pos trajnerit pritet të transferojnë edhe disa lojtarë.

Sipas BuzzSport, ish-trajneri i Real Madridit është i interesuar që të punojë sërish me argjentinasin, i cili aktualisht luan te Napoli.

Tekniku portugez e ka drejtuar 28-vjeçarin në Santiago Bernabeu dhe forma e tij e mirë ka bërë që të mendojë për ta transferuar në Old Trafford.

Nën drejtimin e Louis van Gaal, Unitedi ka shpenzuar shumë, por nuk i ka arritur pritshmëritë. /Telegrafi/