Please enter at least 3 characters.

Unitedi nuk gabon ndaj Watfordit, e mbyll sezonin me fitore

2018/05/Marcus-Rashford.jpg
126:" during the Premier League match between Manchester United and Watford at Old Trafford on May 13, 2018 in Manchester, England.
13:"Ross Kinnaird

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Watforid në javën fundit të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë, por pasi asnjëra nga skuadrat nuk kishte ndonjë qëllim në tabelë, ishte një ndeshje me pak raste.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Marcus Rashford në minutën e 34 pas asistimit nga Juan Mata.

(Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Man Utd e mbyllë sezonin në vendin e dytë me 81 pikë, ndërsa Watfordi bie në pozitën e 14 me 41 pikë.

Pra Djajtë e Kuq janë nënkampion, me 17 pikë më pak se Manchester City.

Watfordi e përfundoi kështu sezonin me tetë pikë larg zonës që dërgon në Championship.

Me siguri në sezonin e ri, të dy këto skuadra do të tentojnë ngritje në tabelë. Por, që kjo të ndodh, duhet të bëjnë një treg të mirë transferimesh gjatë verës. /Telegrafi/