Please enter at least 3 characters.

Unitedi mposhtet nga Newcastle para derbit me Chelsean

2018/02/Newcastle-United.jpg
300:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - FEBRUARY 11: Dwight Gayle of Newcastle United celebrates his sides first goal during the Premier League match between Newcastle United and Manchester United at St. James Park on February 11, 2018 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Newcastle i është kthyer suksesit të plotë në Ligën Premier, këtë herë duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Manchester Unitedt.

Vendasit arritën të bëjnë një paraqitjet ë mirë, posaçërisht në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u mbrojtën bukur.

Shansin e parë në takim e kishte Jonjo Shelvey në minutën e gjashtë, por David de Gea nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

(etty Images)

Mysafirët u kthyen në lojë duke rrezikuar kështu me Jesse Lingard (32') dhe Anthony Martial (37'), por me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Alexis Sanchez në minutën e 57-të ishte shumë afër golit, por një nga mbrojtësit kundërshtarë ia mohoi golin duke e larguar nga vija e portës.

(Getty Images)

Golin e vetëm në takim e shënoi Matt Ritchie në minutën e 65-të.

Pas kësaj mysafirët paksa u ngallën dhe shansin më të mirë për të barazuar rezultatin e kishte Martial në minutën e 77-të.

Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në vendin e dytë me 56 pikë, kurse Newcastle ngjitet në pozitën e 13-t me 28 pikë.

(Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Chelseat, kurse ajo e Rafa Benitez kundër Bournemouthit. /Telegrafi/