Please enter at least 3 characters.

Unitedi me ofertë të parefuzueshme për Atleticon, ofron dy futbollistë për Saul Niguezin

2017/10/Manchester-United-v-Everton-Premier-League.jpg

Manchester United është duke kaluar nëpër një formë të mirë në Ligën Premier ku mbetet ndër kandidatët për titull të kampionit.

Por trajneri portugez i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho kërkon ta përforcojë edhe më shumë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Ëndrra e madhe e Mourinhos është të nënshkruajë me mesfushorin spanjoll, Saul Niguez.

Talenti i Atletico Madrid ka shkëlqyer me ‘Los Colchoneros’ dhe është i pëlqyer nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2026 dhe largimi i tij nga klubi madrilen duket shumë i vështirë.

United është e gatshme të ofrojë dy futbollistët spanjollë, Juan Mata dhe Ander Herrera për të transferuar Saulin.

Saul ka një klauzolë prej 120 milionë eurove dhe sipas medieve angleze ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të shtojnë edhe një pjesë të parave për të nënshkruar me Saul.

Në 11 ndeshjet e para këtë edicion me Atletico Madridin, Saul ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich. /Telegrafi/