Unitedi gati të paguajë klauzolën e talentit Joao Felix
284:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - APRIL 18: Joao Felix of Benfica controls the ball during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between Eintracht Frankfurt and Benfica at Commerzbank-Arena on April 18, 2019 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
Felix është njëri nga talentet më të mëdhenj në botë (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
27/05/2019
Manchester United tani është në bisedime me Benfican për talentin e tyre të madh portugez, Joao Felix.
Sipas gazetarit të njohur të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Unitedi ka hapur tashmë negociata për të nënshkruar me talentin portugez.
Mesfushori me tipare sulmuese ka një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh që Djajtë e Kuq po e konsiderojnë të arsyeshme.
"Manchester United është me të vërtetë i interesuar të nënshkruajë me Joao Felix nga Benfica për 120 milionë euro".
"Ata mund të paguajnë klauzolën".
"Djajtë e Kuq i kanë ofruar atij një kontratë deri në vitin 2024 dhe gjashtë milionë euro plus bonuset në vit", ka shkruar Schira në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/


