Please enter at least 3 characters.

Unitedi fokusohet në transferimin e Grealish para James Rodriguezit

2020/04/james-grealish.jpg

Manchester United është i prirur të përqendrohen në transferimin e kapitenit të Aston Villas, Jack Grealish, përpara kolumbianit të Real Madridit, James Rodriguez.

Unitedi është duke synuar transferimin e anglezit Grealish saqë kanë vendosur ta largojnë nga objektivi yllin e Real Madridit.

Rodriguez, 28 vjeç, është vendosur të bëhet i disponueshëm në afatin e verës, pasi nuk pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane dhe Unitedi shihej si klubi i tij i ri.

Megjithatë, mediumit Sky Sports tani raporton se Grealish është një opsion shumë më tërheqës për Unitedin se sa kolumbiani.

Evertoni gjithashtu është lidhur me 24-vjeçarin ditëve të fundit, ndërsa Manchester City gjithashtu është hedhur në lojë si një destinacion i mundshëm.

Pandemia e coronavirusit ka paralizuar sportin dhe nuk dihet ende se kur do të rifilloj sezoni i pezulluar dhe aq më pak hapja e afatit kalimtar veror. /Telegrafi/