Please enter at least 3 characters.

Unitedi eliminon LASK-un dhe kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës

2020/08/ManchesterLask-1-e1596660896558.jpg
323:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 05: Anthony Martial of Manchester United celebrates after scoring his sides second goal with Paul Pogba during the UEFA Europa League round of 16 second leg match between Manchester United and LASK at Old Trafford on August 05, 2020 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar skuadrën austriake, LASK.

Djajtë e Kuq kishin fituar me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë në Waldstadion, prandaj në sfidën në Old Trafford hynë me shumë lojtarë nga banka rezervë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në minutën e 55-të të parët realizuan mysafirët me anë të Philipp Wiesinger.

Anthony Martial (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Dy minuta më pas, Jesse Lingard e barazoi rezultatin (57’) falë asistimit nga Juan Mata. Mesfushori spanjoll ishte asistues edhe në golin e dytë të vendasve, të cilin e realizoi Anthony Martial (88’).

Në këtë mënyrë, me rezultat të përgjithshëm prej 7-1, Unitedi është kualifikuar tutje në Ligën e Evropës.

Në çerekfinale, Manchester Unitedi do të luajë kundër FC Kobenhavn që eliminoi ekipin e Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)