Please enter at least 3 characters.

Unitedi e kryen me sukses detyrën, shtyn festën e Cityt duke fituar me rikthim të çmendur në derbin e zjarrtë lokal

2018/04/Man-United.jpg
291:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 07: Paul Pogba of Manchester United celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on April 7, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka fituar me rikthim në ndeshjen e tyre në udhëtim te Manchester City, të cilët i mposhtën me rezultat 2-3.

Derbi i zjarrtë lokal në mes të dy skuadrave të Mançesterit ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos, e cila ka shtyrë festën e titullit të asaj të Pep Guardiolas për një ndeshje tjetër.

Mourinho mposhti Guardiolan (Getty Images)

Vendasit e Cityt ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 25-të me anë të kapitenit Vincent Kompany, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Leroy Sane.

 Kompany hapi serinë e golave (Getty Images)

City arriti ta gjej edhe golin e 2-0 me anë të Ilkay Gundogan (30'), i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Raheem Sterling.

Gundogan shënoi një gol të bukur (Getty Images)

Pas këtyre dy golave, City pati edhe disa raste tjera të mira për të shënuar, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe shumë në pushim me epërsi të dyfishtë dhe shumë afër festës së titullit.

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Unitedi arriti të kthehet në lojë me dy gola të shpejt duke barazuar gjithçka.

Pogba riktheu gjithçka me dy gola të shpejtë (Getty Images)

Ishte mesfushori francez, Paul Pogba, i cili shënoi të dy golat (53', 55'), ku i pari erdhi nga afërsia pas asistimit të Ander Herreras, ndërsa ai i 2-2 erdhi pas asistimit të Alexis Sanchez.

Këto dy gola kthyen në lojë Unitedit dhe dëshpëruan Cityn, të cilët ranë nga loja dhe pranuan edhe një gol në minutën e 69-të nga Chris Smalling, i cili shënoi nga afërsia për 2-3.

Smalling shënoi golin e fitores (Getty Images)

Deri në fund të takimit, Qytetarët u munduan shumë dhe patën shumë raste për gol, por nuk arritën ta tundin rrjetën dhe në fund humbën me rezultat 2-3, humbje kjo e cila ia shtynë festën e titullit për një ndeshje tjetër.

Pas kësaj ndeshje, City vazhdon në vendin e parë me 84 pikë apo 13 më shumë se Unitedi në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Tottenham Hotspur, ndërsa Djajtë e Kuq e presin në shtëpi West Bromwich Albionin. /Telegrafi/