Please enter at least 3 characters.

Unitedi dhe Chelsea barazojnë në Old Trafford dhe lënë të hapur luftën për top katërshe

2019/04/Paul-Pogba-Jorginho-e1556472255482.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 28: Paul Pogba of Manchester United is closed down by Jorginho of Chelsea during the Premier League match between Manchester United and Chelsea FC at Old Trafford on April 28, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Macnhester Unitedi dhe Chelsea barazuan me rezultat 1-1 në kuadër të derbit të xhiros së 36-të në Ligën Premier.

Old Trafford pamë një ndeshje mjaft të balancuar dhe në fund mund të themi se rezultati ishte pasqyra më e mirë e lojës.

Romelu Lukaku rrezikoi portën kundërshtare në minutën e katër, ndërsa ishte Juan Mata që shënoi në minutën e 11-të për Djajtë e Kuq.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 30-të Eric Bailly rezikoi porën e Kepas, ndërsa ishte Marcos Alonso ai që barazoi rezultatin pas një gabimi nga David de Gea dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më e qet, Willian tentoi golin nga gjuajta e lirë në minutën e 72-të, por gjuajti jashtë dhe kështu rezultati mbeti i pandryshuar.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi Chelsea vazhdon në vendin e katër me 68 pikë, dy më pak se Arsenali dhe katër se Manchester Unitedi në vendin e gjashtë.

Në xhiron e radhës Blutë luajnë ndaj Watfordit, kurse Djajtë e Kuq kundër Huddersfieldit. /Telegrafi/

https://twitter.com/SiddhantKd/status/1122529121794347013

https://twitter.com/Footyti02783346/status/1122540594621046784