Please enter at least 3 characters.

United rivalizon Real Madridin për Camavingan

2020/12/1281448372.jpeg
280:"RENNES, FRANCE - OCTOBER 20: Eduardo Camavinga #10 of Stade Rennais FC controls the ball during the UEFA Champions League Group E stage match between Stade Rennais and FC Krasnodar at Roazhon Park on October 20, 2020 in Rennes, France. (Photo by Catherine Steenkeste/Getty Images)
12:"Getty Images

Eduardo Camavinga është njëri nga mesfushorët më të talentuar për momentin në Evropë.

Francezi ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Stade Rennes dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin në verën e vitit 2021, por tani Los Blancos kanë konkurrencën e Manchester United.

18-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer që e sheh si zëvendësimin adekuat të Paul Pogbas.

Mediat angleze kanë raportuar se United është gati të shpenzojë deri në 80 milionë euro për transferimin e lojtarit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Gjithnjë sipas medieve në Angli, Djajtë e Kuq do të tentojnë transferimin e Camavingas në janar në mënyrë që ta fitojnë garën me Real Madridin për talentin francez.

Reprezentuesi i Kombëtares së Francës, këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje me Rennes ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/