Please enter at least 3 characters.

United bën ofertë 100 milionë euro për Bale

2017/08/bale-telegrafi.jpg

Manchester United ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për anësorin e Real Madridit, Gareth Bale.

Djajtë e Kuq janë lidhur shumë me uellsianin gjatë gjithë verës, por s’ka pasur diçka konkrete.

Don Balon shkruan se gjigantët e Ligës Premier kanë dërguar një ofertë të jashtëzakonshme në drejtim të Realit.

Los Blancos do ta shqyrtojnë ofertën në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe do të marrin një vendim. /Telegrafi/