Please enter at least 3 characters.

United bëhet gati, Pogba e bën kërkesen te Juve për largim

2016/06/pogba-6.jpg

Paul Pogba ka bërë një kërkesë verbale për transferim te Juventusi.
Tuttosport, një medium italian pranë Juventusit, shkruan se Pogba ka kërkuar që të largohet nga Juventusi – tash edhe formalisht.

Pogba vetëm 23 vjeçar, pritet që shumë shpejt t’i bashkohet Jose Mourinhos në Old Trafford, shkruan Telegrafi.

“Pogba ka kërkuar të shkojë”, shkruan në kryetitullin e gazetës juventine.

Corriere dello Sport në anën tjetër konfirmon se shuma e transferit do të jetë plot 125 milionë euro. /Telegrafi/