Please enter at least 3 characters.

Under: Refuzova Cityn për Romën, Messi më i mirë se Ronaldo

2018/04/Cengiz-Under-Verona-e1522755231344.jpg
269:"VERONA, ITALY - FEBRUARY 04: Cengiz Under of AS Roma celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between Hellas Verona FC and AS Roma at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on February 4, 2018 in Verona, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Romës, Cengiz Under, ka zbuluar se ka refuzuar ofertën nga Manchester City vetëm për t'iu bashkuar klubit italian.

Me këtë rast pasi romakët të mërkurën ndaj Barcelonës, turku tha se Lionel Messi është më i miri në botë.

"Kam pranuar një ofertë nga Manchester City, por nuk e pranova", ka thënë Under për Spor Arena Plus.

(Foto: Getty Images)

"Projekti dhe sjella e Romës ishin të rëndësishme për mua, tani me shitjen e Salah skuadra vetëm sa u përputh me karakteristikat e mia".

"Monchi tha se mund të isha i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj skuadre. Kurse për Di Francescon mund të them se është një trajner i shkëlqyeshëm që i jep shumë rëndësi disiplinës dhe punës taktike".

Under kur iu bashkua Romës gjatë verë, tregon momentin e paharrueshëm kur u takua me Francesco Totti.

(Foto: Getty Images)

“Një ditë kur dola nga dushi pas stërvitës Monchi më tha se duhet të takohësha me dikë. Shkova me atë dhe ishte Totti, ishte shumë emocionuese. Ndihem i pafat se nuk arrita të luaj me atë".

"Lionel Messi? Jam rritur duke shikuar videot e tij. Kam respekt për Ronaldon, por Messi është më i miri në botë", shtoi Under. /Telegrafi/