Please enter at least 3 characters.

Ultrasit e Juves e bojkotojnë ndeshjen ndaj Atleticos

2019/09/JuventusTifoz-1.jpg
257:"TURIN, ITALY - MARCH 12: Fans of Juventus show their support during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Juventus and Club de Atletico Madrid at Allianz Stadium on March 12, 2019 in Turin, . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Tifozët ultras të Juventusit po e braktisin udhëtimin drejt kryeqytetit spanjoll për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, në protestë të arrestimeve të fundit të një grupi të udhëheqëave të tyre.

Zonja e Vjetër të mërkurën e nis edicionin e sivjetmë të garës më të madhe evropiane për klube në ndeshjen që zhvillohet në Wanda Metropolitano, por nuk do ta ketë numrin e pritshëm të tifozëve.

Sipas Tuttosport, këta ultras që i kanë blerë biletat për ndeshjen si mysafir, kanë vendosur të mos udhëtojnë si pjesë e protestës së tyre kundër klubit.

(Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Kjo vjen pasi 12 udhëheqës të grupeve të ultrasve u arrestuan të hënën për komplot kriminal, shantazh, shpërlarje parash dhe dhunë.

Presidenti i Juves, Andrea Agnelli, ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë duke thënë se ata e kanë shantazhuar klubin duke dashur të përfshiheshin në kore raciste dhe të bënin sjellje që do t'u kushtonte Bianconerëve me gjobë. /Telegrafi/