Please enter at least 3 characters.

Uki publikon këngën e re "Pa ty"

2022/12/Screenshot_6-21.png

Këngëtari i njohur shqiptar, Uki, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Pa ty” mban titullin kënga e re, të cilën e ka finalizuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për producimin u kujdes Flow Music.

Uki (Foto: YouTube)

Për videon u përkujdes Red Entertainment dhe u lansua në kanalin e Mbreti Records.

Ai edhe në këtë projekt bëri një paraqitje të veçantë, meqenëse shquhet për vokalin dhe mënyrën e të interpretuarit.

Uki (Foto: YouTube)

Besohet që edhe kjo këngë do të ketë suksesin e dëshiruar nga fansat dhe publiku.

Uki në vazhdim do të sjellë edhe të tjera prurje muzikore. /Telegrafi/