Please enter at least 3 characters.

Uji në Tetovë është i sigurt për pije

2016/01/ikshp-uji-i-papijsh-euml-m-uj-euml-sjell-euml-si-uji-i-pijsh-euml-m_hd.jpg

NPK "Sharri" njofton se uji në qytetin e Tetovës është i sigurt për pije.

"Pas analizave të kryera nga ana e Institutit të Shëndetit Publik – Qendra për Shëndet Publik Tetovë, rezultatet laboratorike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i furnizimit me ujë në qytetin e Tetovës i plotëson kriteret e nevojshme të cilësisë dhe mund të përdoret për pije.

Nga rezultatet e analizave të realizuara, parametrat mikrobiologjikë dhe fiziko-kimikë janë brenda vlerave të lejuara sipas standardeve për ujë të pijshëm.NPK “Sharri” Tetovë vazhdon me monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe angazhimin për të siguruar furnizim të sigurt dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj", njoftojnë nga NPK "Sharri"./Telegrafi/