Please enter at least 3 characters.

UEFA me vendim të ri: Nuk ka futboll në prill dhe maj, por as tituj kampioni pa u mbyllur kampionatet

2020/03/15847090261560.jpg
466:"Nyon (Switzerland), 18/09/2014.- (FILE) - The UEFA Champions League trophy (L) and the Henri Delaunay trophy (R) of the UEFA EURO soccer championship on display at the UEFA headquarters in Nyon, Switzerland, 18 September 2014 (re-issued on 17 March 2020). The UEFA EURO 2020 has been postponed to 2021 amid the coronavirus COVID-19 pandemic, the Norwegian Football Association (NFF) announced on 17 March 2020. (Liga de Campeones, Suiza) EFE/EPA/JEAN-CHRISTOPHE BOTT

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19.

Kjo e ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit.

Mediat e huaja kanë shkruar për disa vendime që janë marrë dhe të tjera që do të publikohen nga UEFA në orët në vijim.

Gjasat janë të shumta që të shohim një finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të luhen pa tifozë. raporton prestigjiozia  “The Independent”.

Ajo që tashmë është e sigurt, kampionatet duhet të mbyllen të gjithat edhe nëse vazhdojnë edhe përtej muajit gusht.

Pas konsultës me 55 sekretarët e përgjithshëm janë marrë disa vendimet që vijojnë si më poshtë:

1- Anulohen gjitha miqësoret e planifikuar në fillim të qershorit.2- Në prill dhe maj nuk ka futboll.3- Parashikohen që kampionatet të nisin në qershor.4- Prioritet do të jetë vijimi i kampionateve përtej muajve të verës.

/Telegrafi/