U tha se Alexander-Arnold tek Real Madridi është e kryer - Arne Slot përgjigjet ndaj këtyre raportimeve
29/12/2024
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur për festimin e golit që bëri Trent Alexander-Arnold pasi shënoi ndaj West Hamit. Real Madridi ishte lidhur me një transferim të mundshëm të reprezentuesit anglez i cili shënoi golin e katërt për Liverpoolin në fitoren me rezultat 5-0 ndaj West Hamit.Me të shënuar këtë gol, Alexander-Arnold vrapoi drejt kamerës duke bërë një festim i cili nga tifozët u interpretua që ishte një përgjigje negative ndaj lajmeve për transferim në Spanjë.Pas përfundimit të ndeshjes, Slot u pyet për festën e tij duke paralajmëruar se Alexander-Arnold mund të qëndrojë në ‘Anfield’.


