Please enter at least 3 characters.

U raportua nga Policia se kryetari i Prishtinës u kërcënua nga një person, e mohon Rama

2024/05/mbledhjen-e-jashtezakonshme-e-Kuvendit-Komunal-te-Prishtines-shkarkimi-i-kryesuesit-Pellumb-Bajcinovci-Perparim-Rama-foto-Ridvan-Slivova-7-e1717444689191.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Edhe pse u raportua nga Policia e Kosovës se kryetari i Komunës së Prishtinës, është kërcënuar nga një person, Përparim Rama e ka mohuar një gjë të tillë. 

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe pse mediat kanë raportuar për një kërcënim ndaj tij si kryetar i kryeqytetit një gjë e tillë nuk ka ndodhë.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kryetari Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal janë kërcënuar para disa ditësh.

Sipas raportit bëhet e ditur se personi i cili ka kryer kanosje tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

I dyshuari raportohet se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal gjatë një diskutimi mbi planin rregullues të një lagjeje të Prishtinës. /Telegrafi/