U panë në një video incizim duke shtënë me armë zjarri në Mitrovicë, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë
25/04/2025
Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit me datë 22.04.2025, ishin parë në një video - incizim duke shtënë me një armë zjarri në ajër në Mitrovicë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga personat e dyshuar në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pushkë automatike e cila dyshohet se ishte përdorur nga të dyshuarit.
“Pas intervistimit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Përdorim i armës’ dhe ‘Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve’, ndërsa me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


