Please enter at least 3 characters.

U mbajt në paraburgim në Serbi, arrin në Kosovë veterani i UÇK-së

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbërritur mëngjesin e së mërkurës në Kosovë, pas lirimit nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth tre muaj për gjoja krime kundër popullatës civile.

Lajmi e bëri të ditur avokati, Arianit Koci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.


Koci tha se informata të tjera rreth rastit do t'i japin në ditët në vazhdim.

“Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Sado që ka rrezik e peripeci. Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë. Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë. Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”, ka shkruar Koci.

Sipas tij, Kocit ky mision ka qenë i vështirë dhe i rëndë.

“E kreva. Disa herë kam shku për këtë rast në Beograd. A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi. I kultivoj vlerat patriotike dhe kombëtare duke i shërbyer qytetarit të Kosovës. Edhe po: pa pagesë. Këto punë kryhen për ideal kombëtar”, ka shkruar ndër të tjera Koci. /Telegrafi/